Tel: 049 26 00 26  Email: info@raymed-ks.com

Në tetor të vitit 1895, Wilhelm Conrad Röntgen (1845-1923),i cili ishte profesor i fizikës,aksidentalisht,duke punuar në efektin e rrezeve katodike zbuloi një lloj të fotografisë.Nga hulumtimet e mëvonshme ai zbuloi se këto rreze ishin gjeneruar në pikën e goditjes së rrezeve katodike me tubin me vakum dhe se këto rreze nuk ishin shtrembëruar nga fusha magnetike dhe se depërtonin në shumë lloje të materieve. Roentgen eksperimentoi në laboratorin e tij i cili ishte plotësisht i errët.Ai e kishte mbuluar tubin me karton të zi dhe disa metra larg nga tubi ishte vendosur një copë letër e përdorur si një ekran i mbuluar me helm të barium platinit.Në dhomën e errët ai vërejti ekranin që emitonte dritë.Sipas tij diçka duhet të ketë goditur ekranin nëse ajo reagoi me emitimin e drtës.Meqenëse tubi ishte i mbuluar me karton rrezet katodike nuk mund të kenë ardhur nga tubi pasi ato nuk mund të depërtojnë në muret e tubit Hittorf.Shumë i habitur ai filloi hetimin e kësaj dukurie të çuditshme.Roentgen e ktheu ekranin e letrës në anën tjetër - por ekrani ende bënte dritë.Ai e zhvendosi ekranin më larg tubit por efekti ishte i njejtë.Atëherë ai vendosi disa objekte mes tubit dhe ekranit ,por të gjithë dukej se ishin transparent. Ai supozoi me guxim që duhet të ketë prodhuar disa lloje të panjohura të rrezatimit dhe u mundua të përcaktonte nëse këto rreze mund të depërtonin edhe në substanca të tjera përveç ajrit. Ai vendosi objekte të ndryshme në mes të tubit dhe ekranit dhe gjeti se ekrani lëshonte ende dritë por me intensitet të ndryshëm në varësi të materialit që përdorej. Kur ai vuri dorën në frontin e tubit pa eshtrat e tij në ekran.Duke mos ditur se çfarë janë këto ai e përdori termin rrezet X për të përshkruar rrezet që ai kishte prodhuar. Rëntgenografinë e parë e bëri të dorës së gruas së tij duke e analizuar transparencën e kockave,mishit dhe unazës së martesës.


Bazuar në eksperimentin e tij ai deklaroi se rrezet X prodhohen nga përplasja e rrezeve katodike me objektet. Ai shkroi përpjekjet e tij për të kaluar rrezet përmes një prizmi pa ndodhur asnjë devijim duke vërtetuar se rrezet emetohen në tub në vendin që ndriqon më së shumti.Duke i shmangur rrezet katodike,zbuloi se rrezet X burojnë nga një vend i ri.Profesor Von Kolliker, anatomist i famshëm, ishte aq i impresionuar sa që propozoi që rrezet e reja të quhen rrezet Rentgen.Koncepti i përgjithshëm tregonte se fotografia me rreze rentgen ishte e ngjashme me fotografinë e rregullt, përveç se ajo depërtonte në çdo gjë duke përfshirë edhe në mish, veshje, eshtra etj. Roentgen e dinte se rrezet X janë të afta për shkarkimin e organeve të elektrizuara dhe e ndjeu sigurt se në ekperimentet e Lenard kishin qenë rrezet X dhe jo rrezet katodike , që kishin kaluar nëpër dritaren e aluminit. Roentgen dëshironte një atmosferë të lirë nga ajri,telat e induksionit, dhe forcat elektrostatike që ishin në afërsi të aparatit të shkarkimit. Ai ndërtoi një kabinet me fletë metalike rreth shtatë metra të lartë, me qëllim që të krijonte një hapësirë më të errët dhe të eleminonte nevojën për të varur në laborator perde dhe grila të panevojshëm. Ai bëri edhe zbulimin e tij të dytë që organet elektrike shkarohen më shpejt nëse rrezet X janë më të forta. Këto vëzhgime e çojnë atë në përfundimin se ishte ajri ,ai, nëpërmjet të cilit rrezet X kishin kaluar, duke poseduar fuqinë që të shkarkojnë trupat e elektrizuar. Ai mori çmimin e parë Nobel për fizikë në vitin 1901. Vdiq më 1923 në Mynih nga tumori në zorrë. Në përputhje me vullnetin e tij, trupi i tij u dogj dhe korrespondenca personale dhe shkencore u shkatërruan pas vdekjes së tij. 

Për ne

Raymed është kompani furnizuese mjekësore në Republikën e Kosovës.

Ne kemi qenë të suksesshëm në biznes dhe ne përfaqësojmë shumë kompani të huaja. Gjatë këtyre viteve të aktivitetit tonë ne kemi pasur klientë të shumtë që përfaqësojnë si sektorin privat ashtu edhe atë publik.